Uncategorized

Sonte, finalja e Kupës së Kosovës në futboll

 

 

Sonte nga ora 20:45 në finalen e Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të përballen kampioni Feronikeli me Trepçën ’89-të.

Feronikeli, që javën e kaluar u shpall kampion në elitën e futbollit të Kosovës, e synon trofeun e tretë në Kupën e Kosovës që nga paslufta, ndërsa Trepça ’89-të e kërkon trofeun e dytë në Kupë, transmeton albinfo.ch.

Mitrovicasit, në rast të triumfit të mundshëm, do ta marrin pjesë në garat evropiane dhe do të luanin në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

 

Në rast të triumfit të ekipit nga Drenasi, në Ligën e Evropës do të shkojë nënkampionia e ligës, Prishtina.