Muzikë

Sonte finalja e Eurovizionit, Shqipëria performon e dyta, Zvicra e 24-ta

Finalja e Eurovizionit do të jetë sonte ku më pas do të zgjidhet kënga më e mirë e votuar nga vendet të cilët kanë marrë pjesë në këtë edicion.

Sonte do të perforojnë 26 shtete të cilat kaluan në finale.

Duke parë renditjen e performancave, të cilat i ka publikuar Eurovizioni, Shqipëria do të performojë e dyta ndërsa Zvicra e 24-ta.

Shqipëria është duke u përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” këngë kjo e cila mesazh ka emigrimin dhe kthimin e shqiptarëve në vendin që u përkasin.

Zvicra në këtë edicion të Eurovizionit përfaqësohet nga Luca Hanni me këngën “She Got Me”.

Luca Hani ka qenë edhe pjesë e edicioneve të talenteve të reja kur ishte më i vogël në moshë.

Këtu mund të shihni edhe renditjen e shteteve në natën finale të Eurovizion e cila zhvillohet sonte:

  1. Malta
  2. Albania
  3. Czech Republic
  4. Germany
  5. Russia
  6. Denmark
  7. San Marino
  8. North Macedonia
  9. Sweden
  10. Slovenia
  11. Cyprus
  12. Netherlands
  13. Greece
  14. Israel
  15. Norway
  16. United Kingdom
  17. Iceland
  18. Estonia
  19. Belarus
  20. Azerbaijan
  21. France
  22. Italy
  23. Serbia
  24. Switzerland
  25. Australia
  26. Spain