Lajme

Sonte dalin rezultatet e testeve edhe për 21 persona të tjerë në Kosovë

Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 362 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 35 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj, duke e çuar në 55 numrin e të infektuarve me virus vetëm në këtë komunë. Megjithatë, janë edhe 21 mostra të tjera që janë marrë nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Ferizaj rezultatet e të cilave pritet që të publikohen sonte.

Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19.

Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me virusin COVID-19.

Megjithatë, janë edhe 21 mostra të tjera që janë marrë nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Ferizaj rezultatet e të cilave pritet që të publikohen sonte. Kështu ka deklaruar në një lidhje direkte për Express kreu i Ferizajt, Agim Aliu.

“Janë marrë 21 raste të mostrave dhe presim që sonte të dalin rezultatet”, thotë Aliu.