Koronavirusi: çast pas çasti
Sondazhi i bankës zvicerane: Cilat janë shqetësimet e të pasurve
Në SHBA, 82% e investitorëve ndihen se jeta e tyre ka ndryshuar përgjithmonë
Pasojat e koronavirusit kanë shkaktuar panik tek të pasurit në botë dhe shumica e tyre po planifikojnë të shkurtojnë udhëtimet e të zhvendosen pranë familjeve të tyre, në një botë të cilën ata e shohin të ndryshuar në mënyrë të përhershme.
Më shumë se 50% e të anketuarve në sondazhin e bankës zvicerane UBS, ndaj investitorëve të pasur, shqetësohen se nuk kanë likuiditet mjaftueshëm në rast të një tjetër pandemie, ndërsa një përqindje e ngjashme shqetësohet se nuk do t’i lënë mjaftueshëm para trashëgimtarëve.
“Në SHBA, 82% e investitorëve ndihen se jeta e tyre ka ndryshuar përgjithmonë”, deklaroi njësia e planifikimit të pasurisë së UBS.
Megjithatë, klasa e varfër dhe punëtore kanë mbajtur barrën kryesore të Covid-19, që ka sjellë tkurrjen më të keqe ekonomike që prej Depresionit të Madh.
Tek investitorët e pasur, 70% e të anketuarve thanë se janë ndikuar financiarisht nga pandemia dhe 36% e tyre folën për një ndikim të madh. Investitorët e rinj janë ndikuar në mënyrë jo të barabartë nga Covid-19. Mbi 70% e të pasurve që i përkasin gjeneratës “millenials”, thanë se financat janë ndikuar nga pandemia dhe një përqindje e ngjashme u përgjigjën se duhet të punojnë shumë për të kompensuar humbjet, transmeton Scan. Pavarësisht dëmeve në pasuri, shumica e investitorëve të pasur i shohin luhatjet e fundit në tregjet e kapitalit si një mundësi për blerje, përcjell albinfo.ch.
“Një pjesë e investitorëve u tërhoqën nga titujt e kapitalit dhe 60% e tyre janë penduar”, deklaroi njësia e hulumtimit të klientit e UBS.
Përveç investimeve, personat e pasur presin të bëjnë ndryshime të përhershme në stilin e jetesës prej koronavirusit.
Mbi 2/3 janë përgatitur të punojnë në distancë, ndërsa 70% presin më pak udhëtime në të ardhmen.
Evropianët e pasur shprehën dëshirën për t’u larguar nga qytetet e populluara.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












