Shkurt.ch

Sommaruga: Refugjatët të ndihmohen në vendin e tyre

Tunizisë dje Egjiptit duhet tu ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që refugjatët të mund të kthehen sërish në vendet e tyre

Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga është shprehur e brengosur me gjendjen në Libi. Sipas saj, situata atje është serioze por megjithatë nuk duhet bërë panik. Këtë deklaratë Sommaruga e ka bërë në emisionin “Samstagrundschau” të radios zvicerane DRS.

Sommaruga ka thënë në këtë intervistë se ende nuk dihet se sa njerëz nga Libia do të vijnë në Evropë. Por ajo ka apeluar se Zvicra duhet të ndihmojë njerëzit e ikur nga Libia.

Mirëpo ministrja ka tërhequr vërejtjen se është po ashtu e rëndësishme që vendeve si Tunizia dje Egjipti tu ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që refugjatët të mund të kthehen sërish në vendet e tyre.