Zhvillim
Sommaruga përshëndet vendimin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve
Presidentja e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, ka mirëpritur vendimin për të shpërndarë 120 mijë refugjatë nga Italia dhe Greqia në vendet e BE-së. Sa do të pranojë Zvicra, ende nuk është llogaritur.
Simonetta Sommaruga tha të jetë e kënaqur të martën në Bruksel, pas takimit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të BE-së. Vendet e BE-së janë marrë vesh për vendimin e rëndësishëm të shpërndarjes së refugjatëve, në kundërshtim me praktikën e zakonshme.
Sipas presidentes të Federatës së Zvicrës, kjo është hera e parë që vendet e Evropës së bashku japin një përgjigje për refugjatët. Ky vendim ishte i nevojshëm.
Se Zvicra do të marrë pjesë në rishpërndarje, është komunikuar të premten.
Një kusht tjetër është regjistrimi i refugjatëve, posaçërisht në pikat e nxehta, në Itali dhe Greqi.
Ende është e paqartë për momentin se sa refugjatë do të pranojë Zvicra.
“Ne tani duhet shqyrtuar kriteret dhe më pas llogarisim numrin e tyre”, ka thënë Sommaruga. Në dritën e vendimit të sotëm ende kanë mbetur shumë pytje të hapura, tha ajo, dhe vuri në dukje pikërisht këto pikat e nxehta.
Sommaruga tha se përkundrazi, qëllimi afatgjatë duhet të jetë “një politikë e përbashkët evropiane për azilin me një mekanizëm të shpërndarjes”.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik