Shkurt.ch

Sommaruga për kthimin e kontrollit të kufizuar në dogana!

Ajo, në bisedimet me homologët e saj është marrë me kthimin e kufizuar të kontrollit kufitar në zonën e Shengenit

Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga po merr pjesë në pjesën jozyrtare të takimit të minsitarve të brendshëm të të BE-së që po mbahet në Sopot të Polonisë.

Ajo, në bisedimet joformale me homologët e saj ka vënë në qendër të vëmendjes kthimin e kufizuar të kontrollit kufitar në zonën e Shengenit.

Ministrat në këtë takim po bisedojnë rreth asaj se si mund të gjendet zgjidhja për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë brenda zonës së Shengenit.

Ndonëse takimi nuk pritet të sjellë vendime, ekziston qëndrimi unik i pjesëmarrësve se nuk duhet të lejohet kthimi i kontrollimit doganor klasik nëpër kufij.