Shkurt.ch
Sommaruga, në vizitë pune në Serbi
Në qendër të bisedimeve dypalëshe kanë qenë partneriteti në mes dy vendeve në fushë të migracionit dhe bashkëpunimi ndërmjet policive të dy vendeve

Ministrja federale Simonetta Sommaruga ka qëndruar sot në Serbi për një vizitë pune. Ajo është pritur në Beograd nga zëvendëskryeministri serb, Nebojsa Stefanoviç. Në qendër të bisedimeve dypalëshe kanë qenë partneriteti në mes dy vendeve në fushë të migracionit dhe bashkëpunimi ndërmjet policive të dy vendeve.
Sommaruga, e cila udhëheq ministrinë e drejtësisë dhe policisë ka vënë theksin në “përparimet e vendit partner (Serbisë) drejt ndërtimit të një sistemi funksional të azilit”, thuhet në një komunikatë për medie të dërguar nga Departamenti i drejtësisë dhe policisë (EJPD).
Në kuadeër të partneritetit në fushë të migrimit, të lidhur në vitin 2009, Berna mbështet një numër projektesh në Serbi.
Gjatë qëndrimit të saj në Serbi, Sommaruga ka vizituar qendrën për strehim të azilkërkuesve në Krnjaca, ku është takuar me zyrtarët po dhe me azilkërkuesit e kësaj qendre. Po ashtu ajo ka vizituar një ndërmarrje sociale që merret me trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.
Sommaruga ka folur me fjalë miradie për funksionimin shumë të mirë të bashkëpunimit policor në mes të Zvicrës dhe Serbisë.
Një atashe policor zviceran i instaluar në Beograd, nga viti 2011 ka përpunuar më shumë se 300 raste nga kjo sferë, thuhet në komunikatën e EJPD-së.
Nga ana tjetër Zvicra në kuadrin e angazhimit të saj për paqe dhe siguri ka investuar në Serbi mbi 400 milionë franga.
Raportet në mes dy vendeve i bën edhe më të fuqishme fakti se në në Zvicër jetojnë mbi 185.000 njerëz me prejardhje nga Serbia.
Sommaruga, pas Serbisë, do të vazhdojë rrugën për në Bullgari ku ajo të enjten merr pjesë në një takim të këshillit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të evdneve të BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)