Shkurt.ch
Sommaruga: më shumë bashkëpunim me botën për çështjen e refugjatëve
Ministrja Sommaruga angazhohet për ndihmë azilkërkuesve në vendet e prejardhjes
Zvicra duhet të hyjë në bashkëpunim më të ngushtë me politikën ndërkombëtare të migracionit, ka deklaruar ministrja e drejtësisë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga në një intervistë të botuar në gazetat në gjuhën frënge “24 Heures” dhe “Tribune de Geneve”.
Veç kësaj, ministrja ka thënë se bashkëpunimi me vendet e prejardhjes të refugjatëve nuk duhet të kufizohet vetëm në mbrojtjen e azilkërkuesve. “Ndihma për zhvillim në vendet prej nga ata vijnë është e lidhur me këtë. Nuk bën të harrohet dimensioni humanitar i problemit”, ka thënë ajo.
Ndaj ministres janë drejtuar kritika nga kantonet, sipas të cilave Zvicra me shumë vende të botës nuk ka marrëveshje për riatdhesim, dhe kjo po e vështirëson kthimin e refugjatëve. Sommaruga u është përgjigjur kritikave në fjalë se janë vetëm disa shtet si Egjipti, Iraku dhe Irani, me të cilat Zvicra nuk ka të nënshkruar marrëveshje të tillë.
Kishte edhe kritika se kantoneve të caktuara u janë ndarë shumë azilkërkues edhe pse në bazë të marrëveshjes së Dublinit ata duhet të kthehen në vendet ku janë paraqitur më parë (kryesisht Itali).
Kësaj kritike ministrja u është përgjigjur me të dhënën se nga fillimi i këtij viti nga vendet ku kanë paraqitur kërkesën e parë për azil janë gjashtë herë më shumë refugjatë që Zvicra i ka kthyer mbrapshtë se sa që janë kthyer në Zvicër.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Rajoni italian do të modernizojë shërbimet e trenave për në Ticino Lombardia, e cila kufizohet me Zvicrën jugore, po investon 403 milionë euro (380 milionë franga) në...
-
Magjia e Krishtlindjeve në Gjenevë ka filluar
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?