Shkurt.ch

Sommaruga i çon kolegët e saj në kurs të gjuhës!

100 punonjës të departamentit të jashtëm do të detyrohen të ndjekin një punëtori njëditëshe të gjuhës

Duke parë se shënimet me shkrim të punonjësve administrativë në Departamentin e punëve të Jashtme të Zvicrës janë shpeshherë të pakuptueshme, ministrja e këtij resori, Simonetta Sommaruga ka vendosur që një pjesë të personalit ta kthejë në bankat shkollore.

Në të vërtetë, rreth 100 punonjës të departamentit në fjalë do të detyrohen të ndjekin një punëtori njëditëshe të gjuhës, ku do të mësojnë se si të shkruajnë në mënyrë më të kuptueshme e më të qartë, shkruan portali i gazetës “Neue Zürcher Zeitung”.