Lajme
Solothurni publikon në internet vendndodhjet e radarëve
Për tre vjet, në kantonin Solothurnit do të publikohen në internet vendndodhjet e sistemeve të radarëve të palëvizshëm dhe gjysmë të palëvizshëm
Si pjesë e një projekti pilot, policia kantonale e Solothurnit tani po publikon vendndodhjet e sistemeve të radarëve të palëvizshëm dhe gjysmë të palëvizshëm, transmeton albinfo.ch. Vendndodhjet mund të gjenden në faqen e internetit të Kantonit të Solothurnit.
Në fazën e testimit, në kuadër të projektit, mblidhen të dhëna, të cilat synojnë të mundësojnë bërjen e deklaratave në lidhje me efektet dhe përfitimet që dalin nga informimi për vendndodhjen. Kjo, për shembull, në lidhje me aksidentet dhe kuotat e shkeljeve.
Siç ka njoftuar policia e kantonit të Solothurnit të enjten, masa që po ndërmerret ka burimin në një autorizim nga Parlamenti, i bërë në vjeshtën e vitit 2021, shkruan sda.ch. Qeveria e Solothurnit ka mbështetur këtë projekt në dhjetor dhe Parlamenti kantonal ka miratuar më tutje vendimin e qeverisë në maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Siç shihet nga vendimi i qeverisë i dhjetorit të kaluar, edhe kantoni i St. Gallenit – që nga viti 2014 – dhe ai i Lucernit – tash një vit – kanë publikuar vendndodhjet e sistemeve matëse të palëvizshme dhe gjysmëstacionare.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun