Koronavirusi: çast pas çasti
Solidaritet me cigareshitësin, viktimë e gjendjes aktuale me pandeminë
"Të gatshëm që të ndihmojmë këtë familje, presim që të na dergohet numri i një xhirollogarie nga familjarët e familjes në fjalë apo edhe ndonjë organ tjetër, sa më parë që të jetë e mundur"
Grupi në FB “Solidaritet mes nesh”, i krijuar për ndihmë lidhur me koronavirusin të cilin e drejton veprimtarja Mirishahe Limani-Hiler në Gjenevë ka bërë një thirrje publike. Thirrja lidhet me një rast tragjik të ndodhur në Gjilan.
Në vazhdim, teksti i “Solidaritet mes nesh”.
Një baba në Gjilan, H. M (51 vjeçar) ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke i shkrepur vetes një plumb në kokë në shtëpinë e tij, në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”.
Stafi shëndetësor në Prishtinë nga Qendra Klinike Universitare njofton se pacienti është në gjendje të rëndë, shkruan Koha ditore.
Ky lajm, ka tronditur qindra mërgimtarë! Të gatshëm që të ndihmojmë këtë familje, presim që të na dergohet numri i një xhirollogarie nga familjarët e familjes në fjalë apo edhe ndonjë organ tjetër, sa më parë që të jetë e mundur.
Ky baba, burim kryesor për sigurimin e nevojave ekzistenciale të familjes kishte shitjen e cigareve në pjesët publike të qytetit.
Të gjithë e dijmë se pasojat e gjendjes aktuale të pandemisë po vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë me të cilët duhet të jemi gjithëmonë solidarë.
Në emër të këtij grupi: MLH
P.s. Të gjithë gjilanasit që fizikisht janë më afër kësaj familje dhe miqve që munden të ndihmojnë edhe në forma të tjera këtë rast, i falemnderojmë paraprakisht në emër të grupit Coronavirus- Solidaritet mes nesh.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës