Integrimi
Solemniteti i pavarësisë (nuk) ndikohet nga zymtësia politike në Kosovë
Ambasadori Malaj ka përshëndetur posaçërisht bashkatdhetarët që i ka quajtur “përfaqësuesit më të mirë të kulturës dhe qenies sonë këtu”

Në një atmosferë solemne, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka festuar për të tretën herë 17 Shkurtin, Ditën e pavarësisë së Kosovës.
Zymtësia e atmosferës politike të Kosovës së muajve të fundit, si pasojë e raporteve të ndryshme dhe mungesës së stabilitetit institucional, nuk kishte mbërritur deri në sallën solemne të hotelit “Bellevue Palace” të Bernës. Aty po festohej tre vjetori i pavarësisë së Kosovës, me një prani të konsiderueshme të pjesëtarëve të korit diplomatik të akredituar në Bernë dhe të përfaqësuesve të institucioneve zvicerane.
© albinfo.ch
Nuk mungonin, sigurisht, as ambasadorët tjerë shqiptarë (të Shqipërisë dhe të maqedonisë, në Bernë dhe në Gjenevë). Po ashtu, të pranishëm ishin edhe miq të dëshmuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, si Ueli Leuenberger, kryetar i Partisë së Gjelbër të Zvicrës dhe deputet federal etj. Merrnin pjesë edhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike e kulturore shqiptare në Zvicër.
© albinfo.ch
Siç është e zakonshme në raste të tilla, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse. Me këtë rast Malaj u ndal më shumë në vitin e kaluar, mjaft të bujshëm për nga zhvillimet, pozitive dhe negative, në lidhje me Kosovën. Ai, në këtë kuadër, përmendi si sukses vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të shqiptuar në korrikun e e kaluar e cila konfirmoi se “miratimi i Deklaratës së Pavarësise të 17 shkurtit 2008 ishte konform të drejtës ndërkombëtare”.
Por, ngjarja që ka lënë në kujtesë negative vitin e kaluar, sipas ambasadorit ka qenë gjithsesi raporti i dëmshëm për Kosovën, i Dick Marty-t. “Republika e Kosovës ka treguar besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare, duke ofruar bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës. Kosova nuk do t’ju shmanget përgjegjësive te veta, dhe dëshiron thellësisht që të tregohet e vërteta mbi luftën e Kosovës”, ka siguruar Malaj.
Ai me këtë rast ka falënderuar institucionet zvicerane për ndihmën e vazhdueshme që i japin Kosovës.
Një falënderim të posaçëm u ka drejtuar ambasadori i Kosovës në Zvicër atyre që i ka quajtur “përfaqësuesit më të mirë të kulturës dhe qenies sonë”. Kosovarët që punojnë e jetojnë në Zvicër, shoqatat e artistët, gazetarët, afaristët, studentët dhe të rinjtë tanë të angazhuar në politikën e Zvicrës.
Siç bëri të ditur ambasadori Malaj për albinfo.ch, frika se hija e raportit të Marty-t do të zgjatej edhe mbi këtë solemnitet, për fat të mirë, doli e pa bazë. “Numri i ambasadorëve dhe i përfaqësuesve të ambasadave që kanë ardhur në manifestimin tonë është i përafërt me atë të viteve të kaluara”, ka thënë z. Malaj. Po kjo, sipas tij mund të thuhet edhe për përfaqësuesit e institucioneve zvicerane. “Me disa përjashtime të vogla, në nivelet e tyre përfsaqësuese”, ka shtuar ai.
© albinfo.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës