Bota

Solana ndalohet të hyjë në SHBA

Një vizitë e vitin 2013 në Iran, bëri që sot Javier Solanas t’i ndalohet hyrja në SHBA

Ish-shefit të diplomacisë europiane, Javier Solana, njëkohësisht ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, nuk ka mundur të hyj sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në lidhje me këtë rast kanë shkruar edhe mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.

Solanës i është ndaluar hyrja për shkak të një vizite në Iran në vitin 2013.

Solanës, i është mohuar autorizimi elektronik për të shkelur në tokën amerikane, e tani, siç thotë edhe vet, do të aplikojë për vizë.

Ai e ka konsideruar këtë akt burokratik.
Në vitin 2016, administrata “Obama”, në përgjigje të kufizimeve të vendosura nga Kongresi i ashpërsoi rregullat e hyrjes për qytetarët e 38 vendeve, të cilët kishin udhëtuar drejt Iranit, Irakut, Sudanit apo Sirisë pas 1 marsit të vitit 2011.

Javier Solana në vitin 2013 ishte në Republikën Islamike, si i ftuar për betimin e presidentit Hassan Rouhani, ndërkohë që atëherë nuk mbante ndonjë post zyrtar.