Zhvillim
“Sola Switzerland” edhe në Kosovë
Kompania e njohur për shitjen dhe prodhimin e enëve “Sola” nga Zvicra të hënën e ka hapur përfaqësinë në Gjilan. Kjo kompani është mirëpritur edhe nga lidhshipi komunal

Shtëpia më e njohur e enëve “Dion Swiss” e cila funksionon nën ombrellë e kompanisë së njohur “Sola Switzerland”, ka zbarkuar edhe në Kosovë. Janë vëllezërit Begzad, Nevzat e Berat Rushiti të cilët e përuruan fillimin e punës të kësaj kompani në komunën e Gjilanit, duke hapur vende të reja pune dhe enë cilësore të amvisërisë.
Në hapje të përfaqësisë morën pjesë strukturat komunale, zyrtar të ministrisë si dhe përfaqësues të kompanisë zvicerane.
Duke folur për qëllimin dhe synimet e kësaj kompanie Begzad Rushiti tha se synojnë që të prodhojnë të gjitha enët e kësaj kompanie derisa tha se aktualisht i kanë 5 punëtor të punësuar, raporton rajonipress.
“Vëllezërit Rushiti gjithmonë preokupim kryesor e kanë pasur çështjen kombëtare. Tani janë krijuar kushtet që edhe ne të japim kontributin tonë për të zhvilluar qytetin e Gjilanit dhe për të krijuar vende të reja të punës. Nëse punët shkojnë sipas dinamikës së paraparë shpresoj që në start të kemi rreth 500 punëtor të punësuar” tha Gegzadi.
Përfaqësuesja e kompanisë “Sola”, Lenka tha se është e lumtur që kjo kompani tani ka zbritur edhe në Gjilan. “Ne jemi të shtrirë në tërë botën dhe Kosovën e kemi pasur prioritet me theks të veçantë Gjilanin” tha ajo.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se shembulli i vëllezërve Rushiti vërtetë është për tu përshëndetur.
“Jo vetëm unë, por edhe kryetari Haziri do i ndihmojë kompanitë që në planë të parë e kanë zhvillimin e ekonomisë gjilanase. Komuna do e ndihmojë dhe do t`i krijojë lehtësira kësaj kompanie e cila po shihet se është serioze dhe e përkushtuar” tha Bunjaku-Rexhepi në solemnitetin e hapjes.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër Numri mesatar i aksidenteve me biçikletë në rrugët zvicerane është rritur me 50% gjatë dhjetë viteve...
-
A do të bëhet realitet rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Evropë?
-
Google lancon kërkimin me AI në Zvicër
-
Qeveria Federale dhe kantonet planifikojnë një task forcë kundër azilkërkuesve që shkelin ligjin
-
Numri i mjekëve në Zvicër rritet, por mungesa e mjekëve të kujdesit parësor vazhdon