Kosova
Sobotka: Austria ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka uruar kryrtarin e Kuvendit, Glauk Konjufca pas zgjedhjes së tij në krye të institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës së Kosovës.
“Jam i kënaqur që marrëdhëniet midis Austrisë dhe Kosovës janë shumë të ngushta. Austria gjithmonë ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Megjithatë, më lejoni t’ju siguroj se mezi pres që të vazhdojmë të punojmë drejt krijimit të lidhjeve edhe më të ngushta midis dy shteteve tona. Kjo mund të ilustrohet me programin e punës së qeverisë aktuale austriake, ku përmendet intensifikimi i shkëmbimit midis parlamenteve tona si një nga qëllimet e tij”, thuhet në letrën e urimit.
Komponenta të rëndësishme që janë pjesë e kësaj përpjekjeje, që janë gjithashtu shumë të dashura për mua, janë Punëtoria për Demokraci dhe Programi i Bursave të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me EFB.
“Është e panevojshme të thuhet se do të ishte një kënaqësi e madhe të kisha një mundësi për një shkëmbim të hershëm me ju të pikëpamjeve përmes video-konferencës. Unë gjithashtu pres që ta vizitoj Kosovën për tu takuar personalisht me ju, në momentin kur të kalojë pandemia”, shkruan Sobotka.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih