Shkurt.ch

“Smart Insect”, automobili që njeh pronarin nëpërmjet zërit

“Toyota” ka prezantuar elektro-automobilin e të ardhmes në një panair automobilash në Tokio

Kompania automobilistike japoneze “Toyota” ka lansuar konceptin e ri të elektro-automobilit që njeh pronarin nëpërmjet zërit dhe shprehjes së fytyrës.

“Smart INSECT” është me dyer “fluturuese” dhe është projektuar kryesisht për mjedise urbane.

Në “Smart INSECT” shoferi mund të integrojë llaptopin dhe telefonin e tij, në mënyrë që të ketë në dispozicion sistemin e navigimit dhe një “player” me muzikë.

Sistemi i mëson shprehitë dhe preferencat e pronarit dhe i ofron rrugë alternative për të udhëtuar në mëngjes në punë.

“Smart INSECT” gjithashtu i dërgon porosi shoferit në telefonin e tij nëse ka harruar për të mbushur baterinë me rrymë.

“Toyota” ka marrë pjesë për herë të parë në “Ceatec” në një panair të përbashkët elektro-automobilash të IFA-s në Berlin dhe CES në Las Vegas.