Lajme
Smajl Latifi i AAK-së, kryetar i ri i Komunës së Rahovecit
Sipas Shtabit zgjedhor të AAK-së, Latifi ka marrë 10 510 vota, apo 60.84 për qind, kurse Kryeziu 8 235 vota, apo 47.67 për qind
Smajl Latifi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë kryetari i ri Komunës së Rahovecit. Në balotazhin e së dielës shënoi fitore me një diferencë prej 2 227 votash krahas kundërkandidatit të LDK-së, Ibrahim Kryeziu.
Këto rezultate preliminare i publikuan zyrtarë të Shtabit zgjedhor të Degës së AAK-së një orë e gjysmë pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve në këtë komunë.Sipas Shtabit zgjedhor të AAK-së, Latifi ka marrë 10 510 vota, apo 60.84 për qind, kurse Kryeziu 8 235 vota, apo 47.67 për qind.
Edhe përfaqësues të Shtabit zgjedhor i Degës së LDK-së kanë pohuar se Smajl Latifi ka një epërsi prej 2 mijë votash ndaj kandidatit Kryeziu.
Edhe rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim kanë konfirmuar fitoren e Smajl Latifit, duke dhënë rezultate pak më ndryshe nga ato të Shtabit zgjedhor të AAK-së.
Sipas rezultateve preliminare të këtij rrjeti të OJQ-ve, Latifi ka fituar 55.72 për qind, kurse Ibrahim Kryeziu 44.28 për qind të votave të elektoratit të dalë sot në zgjedhje në Rahovec.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në votimet e sotme kanë dalë më shumë se 19 mijë e 500 qytetarë me të drejtë vote, ose 39.63 për qind e zgjedhësve të regjistruar në listat zgjedhore.
Në Rahovec, zgjedhje për kryetar komune Gara për të parin e qytetit zhvillohet ndërmjet kandidatit të LDK-së, Ibrahim Kryeziu dhe atij të AAK-së, Smajl Latifi
Në njërën prej komunave të Kosovës, atë të Rahovecit, të dielën po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, njoftoi se 71 vendvotime në 34 qendra të komunës së Rahovecit janë hapur në orën 7:00 dhe çdo gjë është duke rrjedhur normalisht.
Deri në orën 11 e 30 kanë votuar 4181 qytetarë, ose 8.49 %, që është një ngritje e vogël në krahasim me rundin e parë.Gara për të parin e qytetit zhvillohet ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi.
Përsëritja e zgjedhjeve në këtë komunë erdhi pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi që kryetari fitues i zgjedhjeve të vitit 2009, Qazim Qeska, nga Partia Demokratike e Kosovës kishte shkelur Kushtetutën, duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqjen.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane