Bota
Sllovenia sipas shembullit portugez, “Levica” do të mbështesë qeverinë pakicë
Ndryshe, "Levica" është pro daljes së Sllovenisë nga NATO dhe kundër privatizimit të Nova Ljubljanska Banka - por Sllovenia një rast të tillë e kishte premtuar përballë Komisionit Europian.
Të martën në mbrëmje partia e majtë sllovene “Levica” vendosi që të mos jetë pjesë e koalicionit – megjithatë mund të mbështesë krijimin e një qeveri pakicë, shkruan “Der Standard”. Kjo pasi partitë e qendrës dhe të majta në shtetin slloven mund të krijojnë qeverinë vetëm me mbështetje të Levicës, kjo pasi bisedimet me partinë demokristiane NSi janë mbyllur pa marrëveshje.
Shembulli portugez
Partitë e koalicionit janë ata të kryebashkiakut të Kamnik, Marjan Šarec (LMŠ), socialdemokratët SD, partia e qendrës moderne (SMC), partia e Alenka Bratushek (SAB), si dhe partia e Pensionerëve (DeSUS). Levica ka platformë tepër të ndryshme nga partitë e lartëpërmendura, megjithatë përsëri më të afërt me ata, sesa nga ndonjë qeveri e djathtë që mund të formohej nga zgjedhjet e parakohshme.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në Portugali, ku nga 2015 ekziston një qeveri pakicë socialiste, e cila mbështetet nga dy parti komuniste.
Përndryshe, Levica është pro daljes së Sllovenisë nga NATO dhe kundër privatizimit të Nova Ljubljanska Banka – por Sllovenia një rast të tillë e kishte premtuar përballë Komisionit Europian.
Šarec ka edhe pak ditë për të krijuar një qeveri, në rast të kundër në Slloveni do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga zgjedhjet e fundit, partia fituese ishte SDS e Janez Jansha, por me këtë të fundit nuk dëshiron askush të koalicionojë përveç NSi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit