Lajme
Sllovenia mbështet Kosovën për anëtarësimin në NATO e BE
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.
Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen ambasadores Benedejcic për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve sllovenë në kuadër të NALT-it.
Gjithashtu, ai e njoftoi edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet strategjike për të ardhmen.
Nga ana e saj, ambasadorja Benedejcic shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe ofrimin e përvojës së tyre për proceset integruese në NATO dhe BE.
Në fund, të dy u pajtuan që bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve, për veç fushave të tjera, të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër