Lajme
Sllovenia nuk ka lehtësime kufiri për shtetasit shqiptarë
Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të ndryshme, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dyjavore.
Sllovenia prezanton regjim të ri të kalimit nëpërmjet kufijve të saj, sipas të cilit nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre përmes Sllovenisë, transmeton albinfo.ch.
Shtetasit e vendeve të BE-së mund të hyjnë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, nëse nuk janë infektuar apo paraqesin simptoma të Covid-19 dhe gjithashtu nuk i nënshtrohen karantinës dyjavore. Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dyjavore.
Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë duke hyrë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, iu ndalohet të hyjnë në Slloveni, nëse më parë nuk u është dhënë leje e konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit ata udhëtojnë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve