Kosova
Sllovenia me masa të reja: Ata që vijnë nga Kosova, karantinë 14-ditore
Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit, i cili ka hyrë në fuqi më 19 qershor 2020.
Qeveria sllovene ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14-ditore.
Ndërsa, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë të lëshohet brenda 12 orësh.
Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tri ditë, i kryer në një shtet anëtare të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik