Lajme
Sllovenia do të kërkojë certifikatën e koronës edhe për ata që kalojnë tranzit
Që nga 23 gusht, njerëzit që do të kalojnë nëpër Slloveni do të lejohen të hyjnë në vend vetëm me paraqitjen e dëshmisë së imunitetit ose një testi
Duke pasur parasysh rritjen kohëve të fundit të infeksioneve me variantin Delta në vendet e BE -së, Sllovenia ka vendosur të shtrëngojë masat e koronës, shkruan srf.ch.
Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, qeveria në Lubjanë ka raportuar se po ndodh “një përkeqësim i situatës epidemiologjike”.
Që nga 23 gusht, njerëzit që do të kalojnë nëpër Slloveni do të lejohen të hyjnë në vend vetëm me paraqitjen e dëshmisë së imunitetit ose një certifikate testimi, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, një gjë e tillë vlen vetëm për turistët që qëndrojnë në vend për më shumë se dymbëdhjetë orë.
Në të njëjtën kohë, punonjësit në sektorë të caktuar të punës, të cilët nuk janë të vaksinuar kundër koronës janë të detyruar të kryejnë teste më të shpeshta të koronës: çdo 48 orë për teste të shpejta dhe çdo 72 orë për teste PCR.
Aktualisht është ende në fuqi paraqitja e testit në bazë javore. Të prekur nga ndryshimi më i ri do të jenë punonjësit në sektorin e hotelierisë, infermierisë dhe kujdesit shëndetësor si dhe shoferët e taksive.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025