Lajme
Slloveni-Kroaci, formohet Rrjeti i të Rinjve dhe Studentëve
Me iniciativën e Ministrisë së Diasporës, mërgimtarët kosovarë në Slloveni dhe Kroaci kanë themeluar rrjetin e përbashkët të të rinjve dhe studentëve
Të rinjtë kosovarë që jetojnë dhe studiojnë në Slloveni dhe Kroaci kanë themeluar Rrjetin e të Rinjve dhe Studentëve të këtyre dy shteteve. Ky asociacion është themeluar me iniciativën e Ministrisë së Diasporës, e cila po vazhdon përpjekjet për organizimin e sa më të mirë të shoqatave dhe individëve në diasporë.
Sipas një njoftimi, në takimin e organizuar nga MeD, morën pjesë rreth 25 përfaqësues të shoqatave, klubeve të ndryshme, individë dhe aktivistë nga Kroacia dhe Sllovenia, të cilët zgjedhën organet drejtuese si dhe shtatë anëtarë të Kryesisë së këtij Rrjeti.
Për gjashtëmujorin e parë të funksionimit, kryetare e Rrjetit u zgjodh Gentiana Fana nga Kroacia, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë kryesinë do ta marrë përsipër Laura Seferaj nga Lubjana.
Takimi, sië thuhet në njoftim, u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb dhe Klubin e Studentëve të Zagrebit.
Gjatë diskutimit u shtruan shumë çështje rreth qëllimit, formës dhe objektivave të rrjetëzimit rinor dhe atij studentor, ndërsa iniciativa mori përkrahje dhe përkushtim për ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zagreb.
“Procesi i krijimit të Rrjeteve ka për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes të rinjve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, si dhe angazhimin e tyre të përbashkët për realizimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës, kulturës dhe historisë sonë”, thuhet në njoftimin e MeD-it.
Sipas të njëjtit njoftim, shkëmbimi i përvojave si akademike, ashtu edhe shkencore me studentë e mësimdhënës në Republikën e Kosovës e të Shqipërisë, është fokus tjetër i këtij rrejti
“Në të ardhmen e afërt rrjetëzimi do të vazhdojë edhe në vendet tjera si, Belgjika, Suedia, Norvegjia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe Kanada”, konsideron Ministra e Diasporës.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës