Lajme

Sllovenët filluan të udhëtojnë në Kroaci pas hapjes së kufirit

Mbi 100 shtetas të Sllovenisë e shfrytëzuan mundësinë dhe udhëtuan në Kroaci, duke e shfrytëzuar vendimin e autoriteteve të Zagrebit të lejojnë hyrje të banorëve nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë pronë ose punojnë në vend.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, një numër i madh i sllovenëve kanë shtëpi uikendi ose pronë në Kroaci, të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit nuk kanë mundur të udhëtojnë atje të shohin se në ç’farë gjendje janë. Me marrëveshje mes dy vendeve prej sot është e lejuar.

Zëdhënësi i Qeverisë sllovene Jelko Kacin tha se vendi zyrtarisht do të kërkojë  përveç pronarëve, të mund të udhëtojnë edhe anëtarët e familjeve të tyre, duke shtuar se  nuk ka logjikë  leje të marrë vetëm personi  emri i të cilit gjendet  në listën pronësore.

Sinjalet e para nga Zagrebi janë se së shpejti kjo do të lejohet.

Ndryshe, Qeveria kroate kumtoi se me siguri kufijtë e vendit për qytetarët e shteteve tjera do të hapen nga 15 qershori, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch