Lajme
Sllovakia rekord botëror në prodhimin e makinave

Në asnjë vend tjetër të botës nuk prodhohen kaq shumë automjete për frymë popullsie. Por, përdorimit të motorëve me karburant po u vjen fundi, gjë që vë në rrezik vendet e punës. Si po e menaxhon Sllovakia këtë ndryshim?
Në vitin 2021, në Sllovaki u prodhuan rreth një milion makina të reja, një shifër rekord në të gjithë botën, matur me numrin e popullsisë prej 5,4 milionë banorësh. Industria e makinave prodhon 13 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vend, pra tri herë më shumë se në Gjermaninë e njohur si “vend i makinave”. Makinat e prodhuara janë kryesisht për tregun e brendshëm europian: Makinat përbëjnë 33 për qind të eksporteve sllovake të mallrave. Industria e makinave është motori i ekonomisë sllovake, dhe ky motor është vënë deri tani në lëvizje nga karburante me bazë fosile, të cilat janë të dëmshme për mjedisin.
Makinat elektrike janë duke ardhur- por a e kanë marrë edhe ekonominë me vete?
Pas vitit 2035, në Bashkimi Europian do të lejohen vetëm makinat e reja që nuk çlirojnë dioksid karboni. Deri sa të vijë ajo ditë, prodhuesit që duan të vazhdojnë të shesin makina në BE, duhet të ndryshojnë prodhimin, që do të thotë se duhet të prodhojnë makina me bateri elektrike.
Makina e parë krejt elektrike në Sllovaki, që kaloi në prodhim seri në vitin 2013, ishte makina e vogël e-up! e prodhuar nga Volkswageni. Një zëdhënëse e uzinës në Bratislavë i tha Deutsche Welles se në vitin 2021 janë shitur 41500 makina, nga gjithsej gati 309 000 makina të prodhuara. Të dhënat për 2022 nuk janë bërë të ditura. “Përveç kësaj ne kaluam vitin e kaluar në hibridizimin e paleteve të modelit SUV”, shkruan zëdhënësja, që le të kuptohet se gjithë modelet e tjera janë prodhuar me motorë që djegin karburante.
Motorët elektrikë janë më të thjeshtë për t’u prodhuar se motorët e tjerë. Atyre u duhen më pak elementë, më pak procese pune dhe më pak personel. Prandaj në Sllovaki është duke u afruar një rrezik ekonomik: “Në rastin më të keq, prodhimi i brendshëm bruto do të jetë dhjetë përqind më i ulët se në rastin më të mirë,” thuhet në një studim të bërë në vitin 2020 nga instituti Globsec, në të cilin analizohet transformimi i sektorit të prodhimit të makinave në këtë vend të Europës Qendrore, deri në vitin 2040. Rasti më i mirë do të sillte tetë mijë vende të reja pune, e rëndësishme është që në këtë vend të prodhohen edhe komponentët bazë të makinave siç janë bateritë për makinat elektrike. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih Krimi i tmerrshëm në Gjermani ku kosovari ka therur për vdekje gruan para djalit të tyre...
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel