Fotolajmi
Sllovakia nuk pranon refugjatë myslimanë, kritika nga KE
"Refugjatët myslimanë nuk mund të pranohen pasi që në Sllovaki nuk ka xhamia. Prandaj ata refugjatë nuk do të ndjehen mirë në një ambient të tillë..."
Pasi që Sllovakia ka shpallur qëndrimin që të pranojë vetëm refugjatë të krishterë kanë pasuar kritikat nga Kësjhilli i Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i këtij këshilli, Thorbjörn Jagland ka shpërndarë dje përmes rrjetit twitter një deklaratë në të cilën shkruan: “Të refuzohen refugjatët për shkak të religjionit të tyre është një diskriminim eklatant”. Prandaj Sllovakia duhet të ndryshojë qëndrimin.
Në arsyetimin e një zëdhënësi të qeverisë sllovake të dhënë për BBC thuhet se refugjatët myslimanë nuk mund të pranohen pasi që në Sllovaki nuk ka xhamia. Prandaj ata refugjatë nuk do të ndjehen mirë në një ambient të tillë dhe nuk mund të integrohen. Ai po ashtu ka shprehur frikën se në mesin e refugjatëve mund të ketë edhe terroristë
Planin që BE-ja e pati bërë në muajin qershor për shpërndarjen e dhjetëra mijë refugjatëve në shtetet anëtare e patën bllokuar shtetet si: Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Cekia. Ato ishin shprehur të gatshme për të ndihmuar por vetëm mbi baza vullnetare.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











