Sport

Skuadra zvicerane eliminon kampionin e Kosovës

Skuadra e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, sot ka eliminuar kampionin e Kosovës, Besa Famgas, në rrethin e parë të Kupës së EHF-së, shkruan albinfo.ch.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot se klubi pejan, Besa Famgas ka humbur nga klub zviceran Pfadi Winterthur me rezultat 34:30.

Sipas Federates, kampioni i Kosovës nuk ka pasur fat në short, duke u takuar me skuadrën e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, që ka shumë lojtarë cilësorë të huaj e po ashtu reprezentues të Zvicrës dhe të disa vendeve tjera, duke përfshirë edhe Luigj Qunin e Kosovës.

Besa Famgas të dielen në ndeshjen e dytë u mbajt më mirë dhe pësoi me rezultat 34:30. Edhe ndeshja e dytë u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku ishte luajtur edhe takimi i parë të shtunën. Të shtunën Winterthuri fitoi me rezultat 33:24.

Në ndeshjen e dytë, Winterthuri pas pjesës së parë kishte epërsi prej 17:11. Te Besa më efikasi ishte Nikola Prce me 9 gola. Nga 5 gola i shënuan Egzon Gjuka e Drilon Tahirukaj, /Albinfo.ch