Futboll

Një skuadër tjetër franceze kërkon Zhegrovën

Sipas medies franceze, Le10Sport, Dijon ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Kosovës. Për Zhegrovën ditët e fundit është raportuar edhe për një interesim nga Nantes, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

Zhegrova aktualisht është i huazuar në Zvicër te Basel, skuadër që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së tij në afatin e marsit, por që mund ta bëjë më së largu deri në qershor.

21-vjeçari është në pronësi të Genk dhe për shërbimet e tij Dijon mund të ofrojë deri në katër milionë euro.