Shkurt.ch

Skijimi në kushte ekstreme në Alpet e Zvicrës

Shumë njerëz do të kishin frikë nga lartësia për të marrë pjesë në këtë garë skijimi.

Por, natyra ekstreme e ‘Race the Face’ nuk i ka frikësuar dy skiatorë me përvojë. Daron Rahlves, ish-kampion i botës dhe Jeremie Heitz, një tjetër skiator i famshëm, garuan në një sllallom gjigant në Hohberghorn të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Heitz erdhi me idenë e garës, e gjatë 4000 metra, ndërsa filmonte një dokumentar rreth vështirësive në Alpe.

“Kur hasni diçka të re, filloni të mësoni se çfarë mund të jenë pasojat, ju kuptoni se cilat janë rreziqet dhe pastaj i llogaritni ato rreziqe. Asgjë nuk krahasohet me këtë”, ka thënë Daron Rahlves.

Ata përdorën kabllo dhe rrjeta të ndryshme për t’u ngjitur. Amerikani Rahlves garën e mbylli për 26 sekonda e 44 të qindtat, ndërsa zvicerani Heitz arriti në cak për 27 sekonda e 72 të qindtat.

https://www.youtube.com/watch?v=oF-H8KKz4qg