Futboll

Skënderbeu përfitoi 750 mijë euro nga shitja e Kristal Abazajt

Kristal Abazaj i është bashkuar klubit më të trofeshëm në Belgjikë, Anderlecht, për të ndjekur rrugën e ish-kapitenit Besnik Hasi.

Supersport raporton se për kartonin e sulmuesit të Luftëtarit, klubi belg ka paguar 750 mijë euro, përcjell albinfo.ch.

Gjithsesi këto para nuk do të shkojnë në arkat e Luftëtarit, por në ato të Skënderbeut, që disponon edhe kartonin e Abazajt që prej muajit janar. Skënderbeu e bleu lojtarin nga Luftëtari, por e la atë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa me këtë lëvizje klubi arkëtoi plot 450 mijë euro për një lojtar që nuk luajti asnjëherë për klubin.