Fotolajmi
Skandali me Volkswagenin prek edhe Evropën
Skandali me emetimin e gazrave të veturave të prodhuesit gjerman Volkswagen që shpërtheu ditë më parë nuk kufizohet vetëm në SHBA. Kolosi gjerman i automobilave ka manipuluar të dhënat e testit të gazit të makinave të tij dizel edhe në Evropë.
Koncerni ka pranuar para një komisioni hetues se kjo gjë qëndron, ka thënë për medie ministri gjerman i komunikacionit Alexander Dobrindt. Por, ende nuk ka informacione se për sa makina bëhet fjalë dhe se cilat modele janë më të goditura nga kjo.
Ndërkohë komisioni i BE-së u ka apeluar vendeve anëtare që të hetojnë lidhur me manipulimet e mundshme me emetimin e gazit të makinave dizel të VW.
Si pasojë e skandalit të madh që ka plasur, të mërkurën ka dhënë dorëheqje nga detyra shefi i koncernit, Martin Winterkorn.
Siç dihet, afera ka shpërthyer në SHBA ku është konstatuar se rreth 11 milionë vetura të Volkswagenit që janë shitura me reklamën se nuk emetojnë gazra në të vërtetë e bëjnë këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











