Lajme
Skandal i ri në Parlamentin Evropian, kryetarja nuk deklaroi dhuratat

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola deklaroi në një regjistër publik për deputetët e këtij institucioni 142 dhurata që kishte marrë.
Megjithatë, duke e bërë këtë vetëm javën e kaluar, ajo humbi afatin e vendosur eurodeputetëve që të deklarojnë dhuratat e tyre, dhe la jashtë regjistrit 125 artikuj të tjera që ka marrë në këtë formë. Dhuratat e marra prej saj përfshinin shampanjë e cokollata si një kullë të vogël floriri nga politikani maroken Naam Mayara; një fustan i bardhë me qëndisje të arta nga Faëzia Zainal, kryetare e parlamentit të Bahreinit; një shall nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne; kufje pa tela Sennheiser nga Bundestagu Gjerman; një vazo nga presidenca çeke e Këshillit të BE-së; një bluzë të bardhë nga presidentja e Moldavisë Maia Sandu.
Ekipi i Metsolës argumentoi se deklaratat e saj kishin shembur “kodin e fshehtësisë” së ish-presidentëve të Parlamentit, asnjëri prej të cilëve nuk shkoi aq larg sa të zbulonte publikisht qindra dhuratat e bëra nga personalitete të huaja. Zëdhënësi i saj nënvizoi se afati për eurodeputetët nuk aplikohet njësoj dhe për Metsolën sepse ajo është presidente e Parlamentit, por dicka e tillë nuk gjendet gjëkundi me shkrim.
“Kjo tregon se sistemi është i prishur”, tha Michiel van Hulten, drejtor i Transparency International BE dhe ish-ligjvënës.
“Nuk mund të operosh një sistem etike mbi bazën e rregullave të pashkruara. Është mirë që ajo e ka bërë këtë tani, por nuk vendoset çmim për respektimin e rregullave,” shtoi ai.
Debati mbi dhuratat e Metsolës në një kohë shumë të ndjeshme për Parlamentin e BE-së, i cili po lufton për të rivendosur besueshmërinë e tij mes një hetimi të policisë mbi pretendimet se figura të larta të Brukselit ishin të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale./Euronews
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët