Të tjera
Skandal në Amerikë: Oficeri i policisë kishte fotografuar kufomat e Kobe Bryant dhe të tjerëve
Në fillim ky skandal ishte munduar të fshihej.
Një skandal ka tronditur Amerikën. Disa oficerë të policisë në Los Anxhelos kanë fotografuar kufomat e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë të vrarë në një aksident fatal me helikopter.
Amerikanët u përpoqën ta fshehin këtë skandal, por u zbulua se oficerët e policisë kishin keqpërdorur pozitën e tyre dhe u treguan të tjerëve fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe trupat e vdekur.
Sipas ‘TMZ’, e cila është media e parë që raportoi për aksidentin tragjik, u konfirmua se zyra e policisë kishte dërguar një memorandum, duke kërkuar nga punonjësit të raportonin gabimin dhe të fshinin fotografitë për të mos i përhapur më tej.
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Alex Vilanueva, tha se ishte i mërzitur pasi punonjësit e tij lejuan një veprim të tillë në një rast kaq të ndjeshëm.
Sipas mediave amerikane, një i sapoardhur në polici fotografoi skenën e përplasjes dhe trupat. Mediumi i sipërpërmendur kishte kontaktuar edhe policinë, e cila kishte njoftuar për rastin, tri javë më parë. Por, ky skandal ishte mbajtur sekret në fillim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik