Maqedonia
S’ka reforma në administratë, pa reduktimin e të punësuarve
Ekspertit gjerman, Rainhard Priebe thotë se një pjesë e punonjësve në administratën shtetërore në Maqedoni kryejnë punën në mënyrë joefektive, ndërsa disa mbrojnë interesat e partive në pushtet
Reformimi i administratës publike në Maqedoni vazhdon të mbetet sfidë për qeverinë e re, sidomos pas mbi popullimit të këtij sektori. Për të qenë një ekip i mirëfilltë në shërbim të qytetarëve, sipas ekspertëve të kësaj fushe, reformimit të administratës i nevojiten minimum edhe pesë vjet kohë.
“Sfidat e reformimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë, do t’i kisha klasifikuar në tri segmente, për një periudhë dhjetëvjeçare. Së pari, ndalimi, përkatësisht stopimi i punësimeve të reja në administratë; së dyti, sistematizimi i menjëhershëm i nëpunësve të Sekretariatit; dhe së treti, digjitalizimi i shërbimeve administrative”, vlerëson Argëtim Saliu, ekspert në këtë lëmi.
Sipas tij, duhet kuptuar rëndësia e ndërprerjes së çdo punësimi në administratë, derisa të sistemohen në vende pune më shumë se njëmijë administratorë shqiptarë, të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, të cilët marrin rrogë dhe qëndrojnë në shtëpi, transmeton REL.
Këto komente vijnë pasi ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, tha se do të angazhohet që përmes reformave, të profesionalizojëkuadrin e angazhuar në administratë, si dhe të shmangë influencën politike.
Ai u zotua se asnjë administrator nuk do ta largojë nga puna pavarësisht se administrata në Maqedoni në vazhdimësi është kritikuar nga faktori ndërkombëtar për shkak të numrit të madh.
“Nuk do të ketë shkarkime të administratës publike, por ristrukturimin e administratës publike do të përpiqemi ta bëjmë që administrata të jetë më efikase dhe normalisht, më kryesore e reformave në administratë, është digjitalizim i administratës”, deklaroi Mançevski.
Por, Borçe Davitkoski nga Fakulteti Juridik në Universitetin e Shkupit thotë se pa u zvogëluar numri i të punësuarve në administratën publike, reformat nuk mund të rezultojnë me sukses, përkatësisht do të mbeten siç thotë ai, “në pikën zero”, sepse një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve në administratë përmes “çelësit” partiak nuk është produktive, por vetëm e shpenzon paranë nga arka e buxhetit për pagesën e rrogave të asaj pjese.
Nga ana tjetër, Tërpe Dejanovski nga Sindikata e të punësuarve në administratën e sistemit gjyqësor, thotë se është mirë që qeveria zotohet se nuk do të largojë askënd nga puna, megjithëse shton se duhet të skanohet gjendja e të punësuarve në administratë dhe të investohet në kualifikimin dhe profesionalizimin e shërbimeve që marrin qytetarët.
Nga ana tjetër, në raportin e ekspertit gjerman, Rainhard Priebe, është apostrofuar se një pjesë e punonjësve në administratën shtetërore e kryejnë punën në mënyrë joefektive, njëherësh si vërejtje është apostrofuar dhe instrumentalizimi i administratës për interesa të partive në pushtet, si dhe presionet vazhdueshme ndaj të punësuarve në administratë.
Ndryshe, stërmbushja e administratës publike me militant partiak, duket se është bërë normë në shtetet në tranzicion. I njëjti problem vazhdon ta përcjell edhe Qeverinë e Kosovës, por edhe ato të rajonit. Ndërsa Bashkimi Evropian në kriteret e saja ka vënë reformimin dhe reduktimin e administratës publike.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë