Lajme
S’ka punë sezonale për kosovarët
Tregjet evropiane të punës janë të mbyllura për kosovarët, për shkak se Kosova nuk është anëtare e BE-së dhe nuk ka asnjë marrëveshje ndërshtetërore për punësim
Numri i të papunëve në Kosovë vazhdon të mbetet më i larti në Evropë, ndërsa as gjatë këtij vitit nuk do të ketë punësim sezonal jashtë vendit. Kështu thonë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, të cilët vazhdimisht po komunikojnë me qendrat evropiane të punësimit për të parë eventualisht nëse ndonjë shtet ka nevojë për punëtor kosovarë.
Mesazhet që vijnë nga perëndimi thonë se tregjet evropiane të punës për kosovarët janë të mbyllura, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, e njëkohësisht nuk ka marrëveshje për bashkëpunim ndërshtetëror për nxitjen e punësimit.
Udhëheqësi i Divizionit të punës dhe punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hafiz Leka ka thënë për RK, se aktualisht nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për nxitje të punësimit jashtë vendit, pavarësisht përpjekjeve dhe kontakteve me zyrtarë të shumtë të shteteve evropiane.
“Tash për tash nuk ka dhe nuk besoj që do të ketë për shkak se Kosova nuk është anëtare e BE-së. Pasi nuk është anëtare e BE-së, Kosova nuk mund të jetë as nënshkruese e marrëveshjeve për nxitjen e punësimit me ndonjë shtet të BE-së apo të Zonës së Shengenit”, thotë Leka.
Sindikalistët mbështesin çdo angazhim të autoriteteve për të zvogëluar papunësinë. Por kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovsë, Haxhi Arifi, shprehet i pakënaqur me përpjekjet e deritashme të Ministrisë së Punës për të shfrytëzuar çdo mundësi për nxitjen e punësimit edhe jashtë vendit.
“Ne kemi diskutuar me ta disa herë, megjithatë ne kemi deklaruar se ata kanë mundur të bëjnë shumë më shumë në këtë drejtim dhe kërkojmë sërish nga ata që të bëjnë më shumë rreth punësimit sezonal se do ta lehtësonin gjendjen e papunësisë e cila është në Kosovë”, thotë ai.
Në Kosovë ende nuk ka strategji të mirëfilltë të punësimit, kurse sektori privat nuk mund të ofrojë punë për një numër të madh të punëkërkuesve që çdo vit i bashkohen tregut të punës, thonë afaristët.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thekson se edhe punësimi sezonal duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, e jo individuale si deri më tani.
“Pa një strategji se si do të organizohet punësimi sezonal jashtë shtetit dhe garancitë që mund t’i japë shteti për ta për t’u kthyer në Kosovë, kjo është e vështirë që në mënyrë të organizuar apo në forma të tjera të gjejnë punë jashtë shtetit”, thotë ai.
Ministria e Punës deri tash ka zbatuar programe për punësimin e studentëve në Gjermani e Zvicër, kurse këtë vit presin një ekspert gjerman, i cili do të mbështeste Qendrën Kosovare për Shërbim të Migracionit, në mënyrë që programi të zgjerohet edhe në shtete tjera.
Ndryshe, sipas statistikave, rreth 31 për qind e kosovarëve të aftë për punë, nuk punojnë, ndërsa për çdo vit, tregut të punës i shtohen nga 25 mijë punëkërkues të rinj. Siç thuhet në raportin e ASK-së, më shumë se 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë