Lifestyle
S’ka më modele të holla në sfilata
LVMH dhe Kering, dy nga brendet më të mëdha të modës në botë, kanë shprehur kritikat ndaj kësaj industrie

Shtëpitë e modës prapa brendeve të njohura përfshirë Christian Diorin dhe Guccin kanë thënë se do të ndalen që të përdorin modelet nënpeshë për sfilita.
LVMH dhe Kering, dy nga brendet më të mëdha të modës në botë, kanë shprehur kritikat ndaj kësaj industrie.
Kompanitë po ashtu nuk do të përdorin as modele nën moshën 16-vjeçare për rroba për të rriturit, përcjell Albinfo.ch.
Pronari i Keringut, Francois-Henri Pinault, ka thënë se firma po shpreson që “të inspirojë të gjithë industrinë”.
Dy kompanitë franceze përfshijnë brendet Givenchy, Yves Saint Laurent, Alexander McQueen, Marc Jacobs, Thomas Pink, Fendi dhe Stella McCartney. Një nga brendet e LVMH-së është Louis Vitton, që ishte kritikuar nga një modele në maj për trajtimin ndaj saj. Modelja daneze Ulrikke Hoyer kishte thënë se ishte urdhëruar që të mos ushqehej për të sfiduar. Kompania kishte mohuar këtë akuzë.
Në Francë, në muajin maj kishte hyrë në fuqi një model që përjashton modelet shumë të holla. Kompanitë që thyejnë ligjin mund të dënohen deri në 75 mijë euro, apo të burgosen.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e transportit publik në Zvicër do të mbeten të pandryshuara deri në vitin 2026 Aleanca SwissPass ka njoftuar të mërkurën se çmimet e transportit publik kombëtar në Zvicër do të...
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Çmimet e shtëpive po rriten më shpejt në Evropë se në Zvicër
-
Niseni drejt Italisë? Kujdes me gomat e veturës
-
Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë