Bota
S’ka marrëveshje për migrantët
Partitë e koalicionit në Gjermani nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për politikën rreth migrantëve edhe pas disa orëve të debatit të martën.
Ligjvënësi i partisë Kristian-Demokrate, Volker Kauder, ka njoftuar të mërkurën se bisedimet duhet të vazhdojnë ende.
Kur është pyetur nëse tri partitë në koalicion kanë arritur të zgjidhin konfliktin që rrezikon qeverinë tre mujore të kancelares gjermane, Angela Merkel, Kauder ka thënë se “nuk është arritur ndonjë marrëveshje, sepse komitetet e partive do të takohen të dielën”, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
“Çështja është shumë serioze, ne e kemi kuptuar gjatë diskutimeve se nuk po flasim për diçka të vogël, është çështje e rëndësishme. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin”, është shprehur Kauder, përcjell albinfo.ch.
Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të dielën për zgjidhjen e krizës së migrantëve në kontinent, mirëpo “mini-samiti” nuk ka rezultuar me ndonjë vendim konkret.
Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?