Kosova
S’ka azil për kosovarët
Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të sajë nuk u njihet e drejta e azilit në shtet anëtare të BE-së
Zyrtarët në Kosovë vazhdojnë të deklarojnë se nuk ka azil për kosovarët, që duan të largohen.
Kështu është bërë e ditur edhe pas takimit që zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj, kishte me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, zëvendësambasadorin gjerman, Jan Axel Voss dhe sekretaren e parë nga Ambasada Austriake, Eva Elisabeth Michlits, raporton albinfo.ch.
“Gjatë këtyre javëve të fundit Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me institucionet relevante është duke monitoruar zhvillimet në këtë drejtim dhe të dhënat e deritanishme dëshmojnë se nuk ka shtim të numrit të atyre që janë duke shkuar në mënyrë të parregullt drejt Hungarisë. Nuk ka rritje të kërkesës për të udhëtuar në drejtim të Serbisë, dhe nuk ka kërkesa për të shtuar linja të reja të autobusëve në këtë drejtim”, është shprehur Statovci-Demaj.
Ajo ka shtuar se ka informata se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët se ka një rrugë te kundërligjshme për të hyrë në kufijtë e Schengenit.
“Dua të njoftoj qytetarët e Kosovës se në konsultim edhe me shtetet anëtare të BE-së jemi njoftuar se këto janë dezinformata dhe, edhe zona e gjelbër në kufi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë është e mbyllur dhe se në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë Hungareze do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit”, ka thënë ajo.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ambasadori Markusz dhe përfaqësuesit tjerë, se njëkohësisht do të ketë ndalim udhëtimi për të gjithë ata qytetarë që gjenden duke kaluar kufijtë e zonës Schengen në mënyrë të parregullt.
Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të sajë nuk u njihet e drejta e azilit në shtet anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












