Shqipëria

Sizmologët: Lëkundja e 932-të brenda 1 muaji në Shqipëri

Tërmeti tronditi sërish Shqipërinë këtë pasdite. Lëkundja ishte e fortë, me magnitudë 5.1 e shkallës rihter.

Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Nuk raportohet për dëme, ndërsa tërmeti u ndje thuajse në të gjithë Ballkanin.

Sizmiologët thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji, shkruan Top Channel, përcjell Albinfo.ch.

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik. Lëkundja e 932 është regjistruar në orën 17:40 të kësaj të shtune në zonën e Bulqizës, që sipas sizmologëve është i ngjashëm me atë të vitit 2017, në po të njëjtën shtrirje.

Sipas sizmiologëve lëkundjet do të vazhdojnë.