Ekonomi
SIX synon të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë
Një marrëveshje që sipas tyre do të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë për infrastrukturën e tregjeve financiarë
Operatori i bursës së Zvicrës, SIX, ka lajmëruar një ofertë për blerjen e bursës së Spanjës BME, një marrëveshje që sipas tyre do të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë për infrastrukturën e tregjeve financiarë.
Kompania zvicerane, që zotërohet nga një grup i bankave të vendit, do të ofrojë 34 euro për aksion për 100% të bursës së Spanjës.
Marrëveshja, e gjitha në para cash’, do ta vlerësojë kompanitë në rreth 2.8 miliardë euro (3.1 miliardë $). Oferta u lajmërua pak minuta pasi operatori më i madh i bursave në Evropë, Euronext, deklaroi se ndodhet në bisedime me bursën e Spanjës për një kombinim, transmeton Scan.
“Kjo është në linjë me strategjinë e rritjes së kompanisë dhe angazhimeve tona për t’i shërbyer klientëve me infrastrukturë tejet të besueshme të shërbimeve dhe akses në tregjet e kapitalit”, tha krytari i bursës së Zvicrës, Romeo Lacher, përcjell albinfo.ch.
Oferta është 33.9% sipër vlerës që kishte BME në mbyllje të tregtisë ditën e premte.
Kompania zvicerane lajmëroi se do të ruajë listimin e BME në bursat e Madridit, Barcelonës, Bilbaos dhe Valencias.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun