Lajme

Situata pandemike në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Këto janë të dhënat e përgjithshme

Zvicra dhe Austria kanë numër thuajse të ngjashëm rreth infektimeve me virusin Covid dhe testimeve, ndërkohë që shteti i Gjermanisë ka një tjetër realitet reth situatës pandemike.

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 592,217 infeksione me koronavirus, Gjermania ka 2,754,002 dhe Austria 530,283 infeksione në total, shkruan albinfo.ch.

Zvicra deri më tani ka kryer 5,851,917 testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer 48,979,281 teste dhe shteti i Austrisë 6,568,554.

Autoritetet shëndetësore të këtyre shteteve kanë bërë të ditur se këtë javë pati një trend rritjeje infeksionesh.

Zvicra ka 39,384 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 200,199 raste aktive dhe Austria 35,000 raste.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.