Kosova
Situata në veri, Von Der Leyen: Ulni tensionet, kthejuni bisedimeve!
Sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Nga Prishtina, ajo tha se rruga për zgjidhjen e situatës është vetëm dialogu.
“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi të shtensionohet situata dhe të ktheheni në bisedime. Derisa ne po flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel për të diskutuar për këtë çështje. Situata duhet të shtensionohet dhe të vazhdohet me dialog”, deklaroi presidenti e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se po merr fonde nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që po militarizohet nga Rusia dhe Kina. Tha se vendimi për reciprocitet për targa është një dakordësi e vjetër e shpreson që të gjendet një zgjidhje në Bruksel.
“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE-ja, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Serbët kanë vazhduar protestat që kanë hyrë në ditën e dhjetë. Situata në Veri është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
Të gjitha partitë vlerësojnë se kjo situatë është temë që tejkalon agjendat politike dhe të ngushta partiake, është temë nacionale që duhet të merret me seriozitet.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?