Kosova

Kosova dhe Serbia takohen nesër në Bruksel

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të riangazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës.