Lajme

Situatë alarmante në Francë, raportohen 100 mijë vdekje deri më tani nga Covid

Duhet theksuar se Franca është vendi i parë fqinj me Gjermaninë që ka kaluar pragun e 100.000 vdekjeve nga Corona – një numër me fuqi të lartë simbolike. Presidenti Macron premtoi se viktimat nuk do të harrohen, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, Franca ka kaluar numrin e 100.000 vdekjeve të regjistruara nga Corona. Kjo e bën Francën vendin e parë fqinj të Gjermanisë që e kalon këtë vlerë simbolike. Autoritetet raportuan 296 vdekje të tjera – duke e çuar numrin e vdekjeve të raportuara në 100.073.

Deri tani ka qenë vetëm Italia dhe Britania e Madhe që e kishin kaluar numrin 100.000 të vdekjeve në Evropë. Në plan botëror, Franca, me 67 milionë banorët e saj, është vendi i tetë që e arriti këtë numër.

Variantet e reja të virusit e bëjnë situatën më të vështirë.

Franca është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Me shfaqjen e varianteve të reja të virusit, infektimet me Corona dhe vdekjet po shtohen përsëri në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në Twitter se asnjë fytyrë apo emër i të vdekurve nuk do të harrohet.

Lionel Petitpas, president i një shoqate të viktimave të Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve AP se bëhet fjalë për kalimin e një pragu të rëndësishëm. Pas muajsh mësimi me krizën, ky numër, i cili nuk besohej se do të arrihej kurrë, depërton në mendjet e njerëzve.

Vala e tretë ende nuk ka mbaruar

Zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal, njoftoi të mërkurën se do të mbahet një përkujtimore për të vdekurit – por nuk dha detaje dhe kohë. Ai gjithashtu paralajmëroi se Franca nuk e ka lënë pas valën e tretë të epidemisë – por kishte sinjale inkurajuese.

Masat e Coronas aktualisht janë ashpërsuar në të gjithë Francën. Shumica e dyqaneve janë të mbyllura dhe liria e lëvizjes së njerëzve në vend është e kufizuar. Macroni i shpalli masat dy javë më parë. Më parë kishin dhënë alarmin në veçanti spitalet e mbingarkuara.

Sidoqoftë, rregullat e reja janë shumë më pak të rrepta se në të kaluarën. Por, prej disa muajsh në Francë ka kufizime të rrepta për daljen natën.