Shqiperia
Situata aktuale me Covid në Shqipëri
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 39.014 dhe numri i të vdekurve në 822
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 832 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 39.014 dhe numri i të vdekurve në 822, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas njoftimit të ministrisë, në ditën e fundit janë shëruar 535 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 19.384, ndërkohë numri i rasteve aktive është 18.808.
Aktualisht në spitalet në Tiranë vazhdon trajtimi i 506 pacientëve të prekur nga COVID-19 dhe pjesa tjetër trajtohen në shtëpi.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 192.620 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria (shih grafikun bashkëngjitur) renditet ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë. Shqipëria ka 4.9 mjekë dhe infermierë për banorë. Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.
Sipas Bankës, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rreziqet që i kanosen shëndetit. Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore