Shkurt.ch

Sistemit pensional të Zvicrës i kanoset bankroti

Sistemi pensional në Zvicër do të mund të falimentojë në 10 vjetët e ardhshëm në qoftë se Qeveria e Zvicrës nuk do të marrë mbështetjen për ndryshime radikale, paralajmërojnë ekspertët.
Presioni mbi sistemin me rreth 800 miliardë franga është rritur për shkak të ndryshimeve të fundit në lidhje me llogaritë e parave të gatshme, që i nënshtrohen normës negative të interesit, shkruan “Financial Times”.

Në rast se nuk zbatohen reformat, fondi i pensioneve më 2030 do të përballet me një mungesë të 55 miliardë frangash, vlerësojnë ekspertët.
Sistemi aktual konsiderohet i paqëndrueshëm për shkak se ishte i vendosur më 2003, kur fitimi i pritur nga tregjet ishte më i lartë.

Për shkak të normave negative të interesit në depozita në para të gatshme, fondet e pensioneve gjejnë mënyra të ndryshme për të shmangur masa të tilla duke i lënë paratë në kasaforta.