Integrimi
Sirianët përfitojnë më së shpeshti azil në Gjermani, serbët më të padëshiruarit
Gjatë këtij dyvjeçari kanë ardhur 25.431 serbë për të kërkuar azil, kurse vetëm 0.6 përqind e tyre kanë përfituar azil. Ngjashëm vlen edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, ku njohja e azilit është përfituar nga 1.4 përqind dhe 2.3 përqind respektivisht.
Gjermania gjatë periudhës kur ishte vala më e madhe e refugjatëve 2015-2017, ka strehuar rreth 1.3 milion persona. Në periudhën e fundit, për shkak të marrëveshjes rreth refugjatëve me Turqinë dhe mbylljes së korridorit ballkanik, numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm. Në një analizë të gazetës së printuar të “Der Spiegel” theksohet se numri më i madh i refugjatëve të pranuar dhe njëherësh të përqindjes më të madhe të cilëve u është njohur azili janë sirianët. Numër të madh të azilantëve janë raportuar edhe nga Afganistani dhe Iraku, por këto dy të fundit kanë pasur njohje më të vogël në përqindje të azilit sesa eritreasit (82.9 përqind).
Numrin më të vogël të njohjeve të azilit e kanë pasur vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët u vendosën në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt. Gjatë këtij dyvjeçari kanë ardhur 25.431 serbë për të kërkuar azil, kurse vetëm 0.6 përqind e tyre kanë përfituar azil. Ngjashëm vlen edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, ku njohja e azilit është përfituar nga 1.4 përqind dhe 2.3 përqind respektivisht. Kjo tregon më së miri, se shansat për të fituar azil në Gjermani dhe BE nga shtetasit e Ballkanit Perëndimor është thuajse zero.
Në vijim Albinfo.ch, ua sjell listën e plotë:
1.Siria 473881 azilkërkues (91.5 përqind njohja e azilit)
2. Afganistan 174817 (44.3 përqind)
3. Iraku 147830 (56.1 përqind)
4. Shqipëria 72432 (1.4 përqind)
5. Irani 40428 (49.4 përqind)
6. Eritrea 39956 (82.9 përqind)
7. Kosova 39705 (2.3 përqind)
8. Pakistani 26353 (4.4 përqind)
9. Nigeria 25727 (17.3 përqind)
10. Serbia 25431 (0.6 përqind).
Sa i takon integrimit të tyre, nga numri i përgjithshëm 51 përqind kanë dalur pozitiv në testin e gjuhës gjermane, kurse çdo i katërti ka gjetur një vend pune.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën