Uncategorized
Sipas mediave shqiptare, syzet e Saimir Tahirit kushtojnë 10,500 dollarë
Mediat lokale në Tiranë raportojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbanë syze Maybach Manifactur të cila kushtojnë 10 mijë e 500 dollarë
Në sfondin e të dhënave komprementuese për Saimir Tahirin këto ditë, doli edhe një denoncim i ish kryeministrit Sali Berisha se edhe syzet e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, ishin blerë nga Habilajt. Lapsi.al shkruan se ka siguruar disa foto të Tahirit në Komisionin e Mandateve ditën e shtunë, që tregojnë se 38 vjeçari mban një palë syze vërtet të shtrenjta.
Dallohet qartë se shkrimi i gdhendur në syzet e Tahirit është Maybach Manifactur, një prej markave më të shtrenjta në qarkullim.
Ky medium shkruan gjithashtu se verifikoi në faqen e internetit të kompanisë Maybach se çmimi i tyre është 10 mijë e 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme parash për ish-ministrin Tahiri, ish krahu i djathë i Edi Ramës dhe një njëri nga zyrtarët më me ndikim në qeverisjes e kaluar, u gjet i përfshirë në skandalin e drogës, me njërën nga familjet më të fuqishme të jugut të Shqipërisë.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih