Shqipëria

Sipas Leikert, Shqipëria përkundër mangësive, është e mirëpritur në BE

"Thamë po, sepse donim që t'u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre”

Nënkryetarja e grupit Parlamentar CDU/CSU, Katja Leikert, ka thënë se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Ajo në një intervistë për Deutsche Wellen ka thënë se Maqedonia e Veriut është zhvilluar pozitivisht në shumë aspekte, andaj çështja e tyre është relativisht e qartë, ndërsa për Shqipërinë tha se përkundër mangësive që i ka si shtet në shumë fusha të ndryshme dhe që duhet punuar shumë në to, u tha po!

Sipas saj, shqiptarët janë të mirëpritur në Evropë.

“Për Maqedoninë e Veriut çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa  i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, pa dyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur Parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre”, është shprehur Leikert.